Një grup qytetarësh shqiptarë janë ndaluar nga policia spanjolle sapo kanë mbërritur mbrëmjen e kaluar në Barcelonë.
Ata thonë se janë arrestuar pa asnjë motiv të qartë dhe janë futur në qeli, duke iu marrë shenjat e gishtave dhe pa iu dhënë asnjë lloj ndihme.
Sipas tyre, komunikimi me autoritetet ka qenë i kufizuar, ndërsa për përkthyesin që i ndihmon ata thonë nuk po i përfaqëson siç duhet.
Shqiptarët e ndaluar, rreth 11 në total po mbahen në dhoma të izoluara në dy katet e një burgu dhe që prej orës 23:30, kur kanë zbritur në Barcelonë, nuk kanë ngrënë ushqim e as kanë pirë ujë.
Ata kërkojnë ndihmë nga autoritetet shqiptare pasi ndalimi dhe arrestimi i tyre, iu duket i paarsyeshëm, ndërsa trajtimi nga autoritetet spanjolle jo njerëzor.
Denoncimi i shqiptarit:
Mrb JOQ mund te ma publikoni kte rast te lutem jemi ne barcelon kemi zbritur ne oren 12 te nates dhe na kan futur ne burgun e sikur te kemi vrar njerz jo qe vim per hallet tona, kta ne aeroport na kan kthyer pa asnje lloj motivi qe shtetit te barcelones nuk i detyrohem asnje cent dhe me e keqja esht se ai perkthyesi qe na perkthe neve asgje nuk thot ate qe ne kerkojm po flet gjithmon ne anen e policis, per me teper po dergoj dhe vidjo ta shikosh se si trajtohen shqiptaret neper eeurope ta marri vesh shteti jon si jemi katandis. Shikoje o vlla kemi 24 or ktu dhe as nuk na kthejn prgj per asgje. Po ktu jemi asnje lloj pergj nuk kemi Na kane stresur . Nga ambasadda nuk kemi asnje nr kontakti. Mrem ne oren 11:30 jemi nisur nga rinasi, me fal 11:30 kemi sbritur ne barcelon Dhe po asnje llok arsye na futen ne dhome na moren shenjat e gishtave dhe buk nuk na kan dhen as uj na nxin jeten o vlla as me ardh mrapsh nuk na