Denoncimi i qytetares: “Karrotreci hedh vaj në rrugë për të shkaktuar aksidente”

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një rast të rëndë ku sipas saj një karrotrec ka hedhur vaj në aksin rrugor Qukës – Prrenjas, me qëllim të dyshuar për të shkaktuar aksidente.

Sipas saj, kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë në këtë zonë. Qytetarja ka raportuar se karrotreci me targa AB 7** *A është përgjegjës për këtë veprim të rrezikshëm.

Ajo ka dërguar edhe një video ku duket vaji i hedhur në rrugë.

Mesazhi i plotë i qytetares:

Përshëndetje JOQ, doja të bëja një denoncim. Në aksin rrugor Qukës – Prrenjas hidhet vaj nga karrotrecët për të shkaktuar aksidente, dhe nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë. Sonte kam kapur video teksa po udhëtoja dhe e kam fiksuar targën e karrotrecit: AB 7** *A”
Ky fenomen shqetësues është një praktikë përmes së cilës dyshohet që personat që ofrojnë shërbime me karrotrec synojnë të përfitojë nga situata pas aksidenteve, duke shfrytëzuar nevojën për transportimin e mjeteve të aksidentuara.

JOQ Albania i bën thirrje autoriteteve përkatëse të marrin masa urgjente për të ndaluar praktika të tilla të rrezikshme që vënë në rrezik jetën e drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve të tjerë, pasi ky nuk është rasti i parë që në redaksinë tonë mbërrijnë denoncime për raste të tilla.