“Fjetja 4-5 orë gjumë çdo natë mund të sjellë vdekje të parakohshme!”

Një mjek ka shpjeguar pse fjetja vetëm 5 orë çdo natë mund të ndikojë në jetëgjatësi, duke rritur rrezikun e problemeve serioze shëndetësore. Sipas Dr. Dan Friedrich, mungesa e gjumit mund të çojë në “vdekje të parakohshme”. Në një video virale, ai shpjegon se gjumi optimal është midis gjashtë dhe tetë orë çdo natë, me preferencë shtatë orë.

“Nëse mendoni se mund të jetoni me vetëm katër apo pesë orë gjumë çdo natë, do të keni një jetë më të shkurtër,” thotë Friedrich. Sipas tij, fjetja më pak se pesë orë lidhet me rritje të vdekshmërisë së hershme dhe me sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa gjumi mbi nëntë orë gjithashtu mund të ketë efekte negative.

Kërkimet kanë treguar se mungesa e gjumit rrit rrezikun edhe për sëmundjet neurologjike si Alzheimer, si dhe për goditjen në tru, sëmundjet e zemrës, probleme me veshkat dhe diabetin. Një studim i vitit 2022 në SHBA zbuloi se individët që flenë më pak se 4.5 orë natën janë më të prirur për të pasur rënie të aftësive njohëse. Në një artikull për The Conversation, psikologu Greg Elder thekson se, ndonëse të moshuarit rekomandohet të flenë shtatë deri në tetë orë, cilësia e gjumit është një faktor kyç për të shmangur rrezikun e zhvillimit të demencës.

Sipas Healthline, të rriturit nga 18 deri në 64 vjeç duhet të synojnë të flenë gjashtë deri në nëntë orë gjumë çdo natë, ndërsa personat mbi 65 vjeç kanë nevojë për shtatë deri në tetë orë gjumë.