Kënga për nënën e ndjerë/ Shqipe Hysenaj shpërthen në lot gjatë emisionit

Shqipe Hysenaj ka pasur një moment shume delikat gjatë episodit të sotëm në “Pa Filtra”. Përparim Sulku ishte konkurrenti i parë i cili hapi episodin e radhës. Ai erdhi me qëllimin për të kënduar këngën “mama” e cika i dedikohej nënës së tij të ndjerë. Gjatë performancës, e gjendur në një moment emocional Shqipe Hysenaj nuk përmbajti dot lotët të cilët nuk pushuan deri në fund të performancës.