‘Më tha ç’kemi dhe hapi derën e makinës’! Nailja rrëfen ngacmimin nga polici: Ka 4 vjet që më përndjek!

Nailja akuzohet nga bashkëjetuesi i saj i 9 viteve, Edmondi se e ka tradhtuar me një polic dhe djali 3-vjeçar nuk është i tiji. Edmondi zbuloi në “Shihemi në Gjyq” edhe emrin e policit që sipas tij quhet Arben Murati.

Nailja është kapur pas faktit se Edmondi e ka dhunuar dhe ai ka vuajtur dënimin me një vit burg, por ende nuk ka ndarë në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan pjesën tjetër të historisë. Me kërkesë të Eni Çobani, Nailja nis të rrëfejë dhe i jep ”pak të drejtë” Edmondit për dyshimet e tij sepse në të vërtetë, ka pasur ngacmime prej policit në fjalë.

Naile: Ai ka pak të drejtë se një ditë…

Eni Çobani: Ah, ka pak të drejtë, por ti e ke futur brenda edhe pse ka pak të drejtë, po!

Naile: Një ditë, më 19 shtator, më del Arben Murati në rrugë, në rrugë që është xhade, xhade kryesore që bën Burrel-Tiranë, më del në rrugë, më ndal.

Eni Çobani: Ah pra, është e vërtetë! Ky njeriu ekziston, nuk është njeri kështu…

Naile: Po, ekziston, më 19 shtator që lamë mbrapa…

Eni Çobani: Po, pse të doli përpara?

Naile: Nuk e di se çfarë kishte ai, unë isha thjesht… veç kur më thërret “hë moj zonjë, ç’kemi?” Unë fare kokën, drejt isha…

Edmond: Po të ka thënë “ç’kemi” se e njeh ti se nuk thotë kot çkemi!

Ardit Gjebrea: Po ja ta dëgjojmë, prit pak!

Edmond: Ku të njeh ai ty? Kush është ai?

Ardit Gjebrea: Një minutë të lutem, ta dëgjojmë pak! Një sekondë!

Edmond: Ti të merrje policin, mos të më merrje mua!

Ardit Gjebrea: Një minutë pak! Të tha çkemi, po ti?

Naile: Unë i thashë m’u largo! “Jo moj”, tha, “se je shumë e mirë!” Kujt i thua ashtu ti i thashë?

Edmond: E shikon znj. Eni?

Ardit Gjebrea: Prit more, i ka thënë ik m’u zhduk, prit një moment!

Naile: Unë i thashë m’u zhduk, ai hapi makinën, kujtoi se do i futesha në makinë unë, unë po drejtohesha të shkoja te fëmija im se kishim mbledhje prindërish.

Nailja përfundon duke thënë se shkoi në mbledhjen e prindërve dhe “kishte emocione”. Këto emocione ajo i përshkroi si “më vinte zor, nuk jam ashtu, kam dy fëmijë”, ndërsa shtoi se kjo nuk ishte hera e parë që Arben Murati e ka ngacmuar.

Naile: Edhe një ditë, ishte në mars, ka qenë në burg ky, ishte një ditë, nuk e mbaj mend, ishte mars por si datë s’e mbaj mend. Unë po çoja fëmijën, e lashë te kopshti dhe çantën në dorë, po shkoja të paguaja dritat. Ai mua më shoqëronte trotuarit në qytetin e Burrelit, afër stadiumit, ai hapi prapë derën e makinës duke më shoqëruar dhe duke më thënë fjalë që s’ishin për të thënë! Unë ika, ishte ditë shiu, unë ika vrap, drodha rrugë se ai më shoqëroi derisa u futa.

Eni Çobani: Po si mund të të shoqërojë një burrë i huaj…

Naile: Nuk e di! Unë s’kam lidhje me të!

Ardit Gjebrea: Është i martuar ai?

Naile: Po, kështu më kanë thënë që është i martuar. Për kokë të dy fëmijëve unë s’kam asnjë lloj lidhjeje, asnjë lloj marrëdhënieje, asnjë lloj gjëje!

Duke iu përgjigjur vazhdimisht dyshimit të Edmondit për atësinë e fëmijës se mjafton të bëjë ADN-në, Nailja shton edhe një fakt tjetër. Përndjekja nga polici ka nisur 4 vite më parë, por ajo s’ia ka thënë asnjëherë bashkëjetuesit sepse trembej.

Naile: Ky person ka shumë që më ndjek, por më përpara nuk e kam njohur as si fytyrë, nuk e kam ditur se kush është, si fytyrë nuk e kam fiksuar se ku është…

Eni Çobani: Por të ndiqte, gjithmonë?

Naile: Po, më ndiqte gjithmonë…

Eni Çobani: Sa vite pra?

Naile: Mund të ketë… ka 4 vjet.

Eni Çobani: Po pra, djalin e ke 3 vjeç apo jo?

Naile: Po.

Eni Çobani: Tani ky zotëria i ka lindur një dyshim dhe thotë zonjë, meqenëse gruaja nuk ma ka thënë këtë fakt, ngeli shtatzënë, unë më pas mora vesh që ekziston edhe një burrë tjetër që e ndjek, atëherë unë dyshoj. Ka bërë një gabim fatal që ka vënë dorë mbi ty sepse në atë moment do të thoshte zonjë, linde këtë fëmijë, bëj analizën, në qoftë se është imi, rri, në qoftë se s’është imi, ik! Ky është burri!/