Një 21-vjeçar shqiptar është goditur me thikë në orët e para të mëngjesit të sotëm në periferi të Milanos. Për pasojë, i riu ka marrë 2 plagë, njëra prej të cilave në qafë. Ai u transportua në spitalin e Niguardës, dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, policia po kryen hetime për të identifikuar autorin si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së ndodhur rreth orës 05:15 të këtij mëngjesi.