Dy mjete janë përplasur në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, dhe nga përplasja e tyre ka gjetur vdekjen 10-vjeçari Enio Tabaku. I mituri po qëndronte në anë të rrugës. Prej 3 ditësh, ai blinte lule për t’i çuar në varrin e nënës së tij. Nxënësi i shkollës së Pajovës po qëndronte në anë të rrugës, duke mos pasur lidhje me asnjë nga mjetet e përfshira në aksident. Mësohet se mjeti tip Volksëagen ka qenë tej normave të lejuara të shpejtësisë, në një zonë të banuar. Përplasja me Audin ka çuar në goditjen fatale të 10-vjeçarit, i cili ishte 20 metra nga rruga kryesore./A2 CNN