Një 34-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Britaninë e Madhe, pas disa sulmeve të përsëritura s-ksuale ndaj grave.
Mediat britanike raportojnë se Ibrojan Fezullahu trokiste në shtëpi të ndryshme në Teesside me pretekstin se kishte nevojë të karikonte celularin e tij, por në banesën e viktimës së parë ka hyrë me dhunë dhe ka filluar ta prekë e ta puthë për gati 30 minuta derisa gruan e ka shpëtuar bashkëshorti i saj.
Në gjykatë thuhej se ai kishte parë gruan teksa merrte një porosi tek dera e shtëpisë dhe më pas i ka kërkuar asaj në mënyrë agresive që të futej brenda për të karikuar telefonin e tij.
Edhe rasti i dytë ka ndodhur në Teesside. Ai ka trokitur në një tjetër banesë dhe i ka kërkuar një tjetër gruaje të futet brenda për të karikuar telefonin e tij.
Pasi ka komunikuar me viktimën e dytë përmes “Google Translate” duke i thënë se kishte pak kohë në Angli, nuk kishte një shtëpi dhe flinte keq gjatë netëve, 34-vjeçari është lejuar të hyjë brenda. Aty ka nisur t’i afrohet, ndërsa ajo ka reaguar menjëherë duke shkuar në katin e dytë të banesës për të thirrur bashkëshortin e saj.
Iborjan Fezollahu është identifikuar menjëherë pas këtij rasti nga kamerat e sigurisë. Ai u arrestua nga forcat e policisë dhe akuzohet tashmë për dy sulme s-ksuale. Në gjykatë, Fezullahu është mbrojtur duke thënë se në Shqipëri i kërcënohet jeta dhe për këtë arsye ka kërkuar azil në Britaninë e Madhe.