Çudira shqiptare: 51% e banesave në Vlorë janë bosh

Sipas të dhënave të fundit, rreth 33% e apartamenteve në Shqipëri janë të pabanuara, një situatë e cila reflekton probleme të thella në tregun e pasurive të paluajtshme. Në nivel qarku, Vlora ka numrin më të lartë të banesave bosh, ku në tetor 2023, gjatë CENSUS-it, 51% e apartamenteve nuk u hapën nga askush, pavarësisht përpjekjeve të anketuesve për t’u rikthyer disa herë.

Nga një total prej 1.082.000 apartamentesh, vetëm 726.000 janë të banuara. Përqindje të larta të banesave të pabanuara janë gjithashtu evidentuar në qarqet e Durrësit, Gjirokastrës dhe Lezhës, me nivele që variojnë nga 35% deri në 43%. Në kontrast, Tirana ka numrin më të madh të njësive të banimit dhe përqindjen më të ulët të apartamenteve bosh.