Policia jep detaje për makinën që mori flakë në tunelin e Kërrabës: Goditi nga pas kamionin, 3 persona në spital

Një mjet shpërtheu në flakë në tunelin e Kërrabës paraditen e sotme në sensin Tiranë-Elbasan. Policia ka dhënë detaje rreth rastit në fjalë.

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë”, në tunel, automjeti me drejtues shtetasin E. S., 76 vjeç, në lëvizje, ka goditur nga mbrapa kamionin me drejtues shtetasin D. L., 52 vjeç, dhe për pasojë automjeti me drejtues shtetasin E. S., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht. Nga përplasja, kanë shkuar në spitalin e Elbasanit për të kryer ekzaminime mjekësore drejtuesi i automjetit shtetasi E. S. dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin me prova ligjore të rastit