Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Markopulo në Greqi. Një fëmijë 3-vjeçar i komunitetit rom ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Siç raportojnë mediat greke plumbi e kapi fëmijën në kokë. Për fat të keq i mituri nuk i mbijetoi plagëve, e për pasojë ndërroi jetë në spital.
3-vjeçari ndodhej në makinë bashkë me prindërit e tij në momentin, kur një automjet tjetër ndaloi në rrugë dhe qëlloi me armë zjarri ndaj makinës ku ndodhej i mituri. Nuk dihet motivi i të shtënave, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në vendngjarje u gjetën 20 gëzhoja, ndërsa nuk ka asnjë informacion për autorët.