Një plumb depërtoi në xhamin e pasmë të makinës dhe i mori jetën 3-vjeçarit, detaje nga atentati në Greqi! Autorët i kishin bërë pritë familjes së vogëlushit, por…(Pamjet)

Detaje të reja dalin nga atentati në Markopoulo të Greqisë, ku një 3-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me plumb teksa ndodhej brenda mjetit.

Sipas mediave greke, plumbi depërtoi në xhamin e pasmë të makinës dhe vrau 3-vjeçarin.

Mësohet se autorët, që dyshohet se janë të komunitetit rom, i kishin bërë pritë familjarëve të vogëlushit, i cili mbeti viktimë e ngjarjes së rëndë.

Kur kanë parë makinën e tyre duke kaluar aty pranë, autorët janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Megjithatë, vetëm një plumb ka depërtuar në xhamin e pasëm të mjetit, duke rezultuar fatal për jetën e 3-vjeçarit.

Sipas Protothema.gr, më shumë se 20 gëzhoja janë gjetur në vendin e atentatit.