10 ditë përvëlim! Meteorologia jep alarmin: Ja qytetet ku temperaturat kalojnë 40 gradë

Dhjetëditëshi i parë i korrikut do të jetë shumë nxehtë dhe i padurueshueshëm. Paralajmërimi u dha nga meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja në Dita Jonë, sipas të cilës pjesa më e madhe e Shqipërisë do të arrijë temperatura ekstremisht të larta, ndërsa bregdeti do të jetë më i freskët.

“Presim freskim nga data 10 korrik që termometri të zbresë nga 41 gradë në 36-37 gradë. Gjatë korrikut do të kemi disa ditë me 41 gradë celsius. 4-8 ditë janë rraskapitëse dhe vrastare. Berati, Elbasani Gjirokastra, Kopliku dhe Shkodra janë qytete ku temperaturat do të kapin vlerat ekstremisht të larta 40-41 gradë, por nuk përjashtohet as Tirana që mund të kapërcejë 40-gradëshin. Po kështu edhe Fushë Kruja, Kolonja e Përmeti.

Bregdeti paraqitet më i freskët se zonat malore hasi Kukësi, Burreli, Librazhdi, Pogradeci dhe Korça. Do ketë ditë që do të jetë më freskët Vlora se Korça. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të jetë flakë. Temperatura në bregdet do të jenë 3-4 gradë më të ulët. Por kur lagështira është e lartë 36-gradëshi ndjehet 6 më shumë sesa shënohet dhe ajo që ndjejmë duhet të komunikohet si temperatura reale”.

Meteorologia e A2 CNN theksoi se nga data 10 korrik pritet një freskim i lehtë i motit.

“Nuk ka sinjale për reshje. Por reshje priten në 12 korrik kryesisht në zonat lindore. Hyrje e një mase ajrore të ftohtë në zonën e Alpeve ku këto ditë Alpet e Europës po shënojnë temperatura 35-36 gradë, rreth datës 10 korrik presim reshje dëbore në zonën e Alpeve të Europës dhe kjo do të ndikojë që të sjellë freskim”.

Moti ekstrem me temperatura të larta, sipas Porjas do të jetë edhe në rajonin e Ballkanit.

Related Posts

Horoskopi ditor, e premte 20 shkurt 2026

Dashi Ndjenjat do të jenë mjaft të favorizuara në sajë të ndikimit të Venusit në shenjë. Gjatë periudhës së fundit ka ndodhur diçka negative, të cilën nuk…

I vëllai iu arrestua si bos k*kaine në Itali, deputetja Elda Hoti ndërmerr një VENDIM të papritur për shqiptarët

Një ditë më parë në mediat shqiptare, por jo vetëm, bëri bujë arrestimi i “fantazmës”, vëllait të deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hotit. Markelian Hoti, vetëm 27-vjeç…

“Kush është kjo femër që i qendron pranë këtij njeriu”- Bashkëshortja e Rogertit flet për herë të parë për lojën e tij

Për herë të parë që nga nisja e rrugëtimit të Rogertit në “Big Brother VIP Albania”, bashkëshortja e tij ka folur publikisht në një intervistë ekskluzive për…

Ç’po ndodh këtë sezon? Selin godet *sërish* fizikisht Rogertin, pritet zarf i zi (Video)

Tensionet mes Selinës dhe Rogertit jo vetëm që nuk janë shuar, por kanë eskaluar sërish në përplasje fizike, duke bërë që banorët dhe publiku të presin masa…

I “zhdukur” nga lista e Burnley në 2 ndeshjet e fundit, E PABESUESHME çfarë po ndodh me Armando Brojën! Zbulohet KËRKESA e sulmuesit që “shtang” edhe Sylvinhon

Armando Broja nuk rezulton prej 2 javësh në listën e Burnley në ndeshjet e fundit, saktësisht ndaj Crystal Palace në kampionat dhe ndaj Mansfield në FA Cup….

“Unë kam gruan jashtë, ti më përmend Selinën”- Plas keq në BBV, Miri pështyn drejt Mateos (Video)

Mëngjesi në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka nisur me tone tejet të larta, ku protagonistë të një debati të ashpër kanë qenë sërish Miri dhe Mateo….