“Si do jetojë zonja me 200 mijë lekë”/ Fevziu debat me Ramën: Do i rrisësh apo jo? Shko në supermarket e shiko çmimet

Kryeministri Rama gjatë një interviste për emisionin ‘Opinion’, është ndalur edhe te pensionet. Por për këtë temë ka patur disa replika mes gazetarit Blendi Fevziu dhe kryeministrit Edi Rama.

Rama e shpjegoi përmes një tabele me statistika nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, situatën ekonomike të vendit.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Shikoje borxhin sot, të dhëna nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Mos harro se kemi pasur tërmet, pandemi.. Shiko mesataren e rajonit…

-Do i rrisësh rrogat e pensionet apo jo?

Edi Rama: Pse nuk kam premtuar, më nxirr premtime për rritje pensionesh më përpara. U kam thënë që do bëjmë çmos të rrisim mundësitë.

-E ke premtuar para 2013-ës.

Edi Rama: O zot! Sot kemi mundësi që të flasim për pensionet…

-Sa do rriten pensionet?

Edi Rama: Këtu kemi shpenzimet në sektor, shikoje sa e kemi rrit mbrojtjen sociale. Ka qenë 870 mln euro dhe është 1 mld e 900 euro.

-Shko njëherë në supermarket shiko çmimet. Ato janë tabela me ngjyra, si vizatimet e tua…

Edi Rama: Pse ma banalizon tani?! Kështu flitet për ekonominë, jo me hamendje. Ti merri e verifikoji.

-Ku ta verifikoj?!

Edi Rama: Banka Botërore, vazhdojmë…

-Ore si do jetojë zonja me 200 mijë lekë?

Edi Rama: Unë po flas me zonjën, jo me ty. Po i them se si është situata, si ka qenë dhe çfarë mund të bëjëm ne për pensionet. Këto janë shpenzimet në raport me rajonin.

Rama theksoi se sot mesatarja e pensionist është 183 euro.