Familjarët nuk hapin dyert e mortit për Hamza Licin!

Shkodra do t’i japë lamtumirën e fundit tre viktimave të atentatit të një dite më parë në Dobraç. Shënjestrat ishin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët humbën bashkë me Flutura Bashën, një viktimë aksidentale, teksa mbeti i plagosur bashkëshorti i saj. Por, ndryshe nga dy familjet e tjera, Bushati dhe Basha, familja e të shumë kërkuarit të drejtësisë, Ibrahim Lici nuk kanë hapur dyert e mortit për 23-vjeçarin.

Familjarët e Hamza Licit kanë vendosur që të mos presin njerëz për ngushëllime në banesën e tyre, teksa nuk dihet pse e kanë marrë këtë vendim. Hamza Lici do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00, ndërsa Arlind Bushati i cili la jetimë dy fëmijë të mitur, do t’i jepet lamtumira e fundit në orën 14:30.