Vdekje e dhimbshme e një djali vetëm 10 vjeç në Elbasan

Një vdekje e dhimbshme ka ndodhur pak më parë në rajonin e Elbasanit, me një fëmijë vetëm 19 vjeç që humbi jetën tragjikisht kur një makinë doli nga rruga e dhe e përplasi fatalisht teksa ishte në anën të rrugës. Ngjarja ndodhi në rrethana shumë të dhimbshme sepse fëmija i pafajshëm ishte duke qëndruar në anë të rrugës, jashtë pjesës ku kalojnë makinat dhe u përplas krejt papritur kur dy makina gjithashtu u përplasën mes tyre.

Tragjedia rrugore ndodhi sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Pajovë, ku janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin M. P., 39 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin M. S., 45 vjeç. Nga përplasja, shtetasi M. P. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka përplasur të miturin Enio T., 10-vjeçar që ka qenë duke lëvizur në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, vogëlushi ka humbur jetën, deklaroi policia. Të dy drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.