Një aksident i rëndë rrugor iu ka marrë jetën 4 të rinjve mesnatën mes të mërkurës dhe së enjtes në Nuoro të Italisë.
Ngjarja ka ndodhur në periferi të Fonni, kur 4 të rinjtë që udhëtonin me një Fiat Punto kanë dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe ranë në një skarpatë.
Ekipet e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë pasi morën njoftimin, por nuk mundën të bënin asgjë për të rinjtë e moshës 17-20 vjeç të cilët kishin marrë plagë të rënda, shkruan A2.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që ka tronditur të gjithë qytetin e Fonnit. A2 CNN