Çliroheni pas 16 vitesh! Meri Gjini zbulon shenjën e favorizuar të nëntorit: Ju pret një…

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për muajin nëntor në emisionin “7pa5” në Vizion Plus.

Meri ka treguar se shenja e favorizuar e këtij muaji është Bricjapi, pasi pas 16 vjetësh çlirohet nga plutoni.

Advertisements

Gjithashtu astrologia konsideroi edhe Akrepin si një ndër shenjat më me fat të nëntorit.

Bricjapi

Do të ndihen më të favorizuarit e muajit nëntor. Në datën 19 nëntor plutoni largohet zyrtarisht dhe nuk kthehet më për më shumë se 200 vite. Do jeni të liruar nga ky pluton që në fakt shënoi një cikël të tërë që nga 2008. Do të ndiheni më mirë me atë që përfaqson emri i tyre, statusi i tyre, fëmijët e tyre. Pikat e dobta të këtij plutoni për Bricjapin kanë patur të bëjnë me shëndetin e familjarëve, me pjesën e zhvillimit të brezit pasardhës dhe me strukturimin emocional. Edhe pse e kanë të gjithë potencialin që mund të ndërtonin një jetë duke u mbështetur të vetja e vete, e kanë të domosdoshme ruajtjen e familjes dhe vazhdimësinë. Çfarë keni të shenjtë dhe që e doni shumë, nisur që nga ky muaj do marri rezultatin në kohën që e prisni. Ka zhvillime të jashtëzakonshme që nga kjo fundjavë në lidhje me karrierën. Do e gjeni veten në qendër të vemendjes. Por kujdes me prapaskenat në nisjet e reja. Ardhja e Venusit në datën 12 jep mundëisnë për të qartësuar veten. Nëntori mbyllet me shijen e stabilitetit familjar. Do e gjeni shumë veten në kotrata të mira dhe ujdira. Dhe kjo është e mbarë deri në datën 25. Pas datës 25 mund të ketë anulime.

Akrepi

Deri në 22 nëntor do kenë diellin me vete dhe do jenë shumë të favorizuar edhe nga Hëna e re. Nga nesër deri të Dielën është te ata. Kjo ndihmon shumë për dy drejtime për akrepat. Gëzimi ekonomik apo lëvizjet ekonomike ose një shpërblim është ai që ju gëzon. Për pjesën e punës dhe zhvillimeve duhet të mendoheni mirë. Nëse janë projekte që ju jepet mundësia që të nisin shpejt dhe që varen vetëm prej jush, kjo do jepte mundësinë për tu zhvilluar. Nëse këto projekte varen nga të tjerët, këtu do duhet ose ta shtyni ose të përgatiteni që do evoluoni një copës kohe dhe në pranverë do jeni sërish në të njëjtën situatë. Ata që kanë në paln për të nisur punë diku do ishte mirë që CV të niset që tani dhe në mesin e muajit të presin lajme të mira.

/vizionplus.tv