Në një kompleks në zonën e Kinostudios është afishuar në muret e pallatit një njoftim pune shqetësues për banorët e zonës. Në njoftimin për punësim, kërkohen fëmijë 9-vjeçarë për të punuar si shitës facoletash. Sipas njoftimit, puna është e rregulluar për 4 orë në ditë, me 10 minuta pushim, dhe me sigurim nga pronari i cili e ka shkruar njoftimin me gabime të tmerrshme gramatikore. Paga mujore është 100 mijë lekë, ndërsa ofrohet edhe një bonus prej 50 mijë lekësh.
Për të interesuarit e mitur, në njoftim është përfshirë një numër kontakti, ku mund të marrin më shumë informacion mbi kushtet e punës. Një njoftim i tillë ka ngritue alarmin për shfrytëzimin e të miturve në një punë të tillë dhe absurditetin e llojit të punës që ngre dyshime për të gjithë vogëlushët që mund të ndodhen në gjendje jo të mirë ekonomike e të bien pre e punëdhënësve të tillë.