29-vjeçari ngec në mur gjatë arratisjes nga burgu, shpëtohet nga zjarrfikësit

Një skenë që duket e marrë nga një film vizatimor ndodhi në burgun e Rio Brancos në Brazil, ku një i burgosur 29-vjeçar, Alan Leandro da Silva, dështoi në mënyrë qesharake gjatë një tentative për t’u arratisur. Pas dy ditësh përpjekjesh intensive për të hapur një vrimë në murin prej betoni të qelisë së tij, ai mbeti i ngecur në hapësirën që vetë kishte gërmuar.

Da Silva, i bindur se kishte krijuar një tunel drejt lirisë, u përpoq të kalonte përmes vrimës, por u ndal brutalisht. Ai ngeci me trupin gjysmë jashtë dhe gjysmë brenda, në një pozicion të pakëndshëm që alarmoi rojet e burgut.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 16 qershor, kur rojet vunë re lëvizje të pazakonta në qeli dhe thirrën menjëherë zjarrfikësit. Pamjet që janë bërë publike tregojnë të burgosurin, pa bluzë, me tatuazhe në shpinë, të mbështetur në një karrige blu ndërsa pjesa e sipërme e trupit të tij ishte e varur dhe e tensionuar.

Për fat të mirë, zjarrfikësit arritën ta nxjerrin pa lëndime, ndërsa përpjekja e tij për arratisje mori fund aty ku kishte nisur, në mur. Autoritetet thanë se ndërhyrja u bë me kujdes, për të shmangur çdo dëmtim fizik të të burgosurit.

Kjo përpjekje e dështuar ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë përdorues nuk kanë kursyer talljet, duke e krahasuar me skena nga filmat e “Looney Tunes” apo “Mr. Bean”.

Related Posts

Ndryshon taksa e makinave, ja kush përjashtohet nga pagesa sipas udhëzimit të ri

Ministria e Financave ka miratuar një udhëzim të ri që sjell ndryshime të rëndësishme në zbatimin e taksave kombëtare, duke prekur si mënyrën e shpërndarjes së të…

Horoskopi ditor, e shtunë 24 janar 2026

Dashi Dite edhe me mosmarrëveshje, por edhe me pasion te zjarrte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione pa fund. Beqaret do realizojnë takime vërtet…

Skandal në Lushnje! 19-vjeçari strehoi brazilianen në shtëpi – por ajo që bënte më pas tr*nditi policinë…

Një 19-vjeçar në Lushnje është arr estuar dhe ka nisur procedimi penal për një shtetaseje braziliane, të dyshuar për përfshirje në aktivitete pro stitucioni. Në kuadër të…

‘I ngritën gishtin mashtrues’! Motra e Mateos flet për herë të parë pas debateve brenda dhe jashtë shtëpisë së BBV

Motra e Mateos, Keisi ka folur sot në “Shqipëria Live” për ecurinë e vëllait të saj në “Big Brother Vip” dhe raportin e tij me Brikenën. Ajo…

Nga 28 JANARI/ Marsi në Ujor ndryshon gjithçka në JETËN tuaj!

Marsi në Ujor shfaqet me energji të thellë që sfidon zakonet dhe mendësitë e vjetra. Nuk është luftëtar tradicional, por rebel i mendjes, duke nxit veprime që…

Lëvizje të fuqishme planetare, Meri Gjini zbulon çfarë i pret shenjat: Katër ditë vendimtare, kush duhet të bëjë kujdes

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në një emision televiziv, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova….