29-vjeçari ngec në mur gjatë arratisjes nga burgu, shpëtohet nga zjarrfikësit

Një skenë që duket e marrë nga një film vizatimor ndodhi në burgun e Rio Brancos në Brazil, ku një i burgosur 29-vjeçar, Alan Leandro da Silva, dështoi në mënyrë qesharake gjatë një tentative për t’u arratisur. Pas dy ditësh përpjekjesh intensive për të hapur një vrimë në murin prej betoni të qelisë së tij, ai mbeti i ngecur në hapësirën që vetë kishte gërmuar.

Da Silva, i bindur se kishte krijuar një tunel drejt lirisë, u përpoq të kalonte përmes vrimës, por u ndal brutalisht. Ai ngeci me trupin gjysmë jashtë dhe gjysmë brenda, në një pozicion të pakëndshëm që alarmoi rojet e burgut.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 16 qershor, kur rojet vunë re lëvizje të pazakonta në qeli dhe thirrën menjëherë zjarrfikësit. Pamjet që janë bërë publike tregojnë të burgosurin, pa bluzë, me tatuazhe në shpinë, të mbështetur në një karrige blu ndërsa pjesa e sipërme e trupit të tij ishte e varur dhe e tensionuar.

Për fat të mirë, zjarrfikësit arritën ta nxjerrin pa lëndime, ndërsa përpjekja e tij për arratisje mori fund aty ku kishte nisur, në mur. Autoritetet thanë se ndërhyrja u bë me kujdes, për të shmangur çdo dëmtim fizik të të burgosurit.

Kjo përpjekje e dështuar ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë përdorues nuk kanë kursyer talljet, duke e krahasuar me skena nga filmat e “Looney Tunes” apo “Mr. Bean”.

Related Posts

Greqi, piloti iraken arrestohet për spiunazh në Bazën Ajrore të Megarës në Athinë! Ja çfarë po bënte

Një incident i ri ngriti alarmin tek autoritetet greke sot në mesditë (5 mars), kur një i ri u pa duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë jashtë…

EMRI/ Vrtet pronari i nje televizioni

Një nga figurat e njohura të sipërmarrjes në veri të Italisë është vrarë në banesën e tij, ndërsa policia po heton disa pista për zbardhjen e plotë…

❣️H0T MODELS ❣️

….

💖H0T-VERY-H0T💖

Qielli “ndezet” në mars: Ja se çfarë pritet të ndodhë në qiell këtë muaj

Qielli i marsit hapet me një fenomen spektakolar astronomik, një eklips të plotë hënor. Të martën, më 3 mars, Toka do të vendoset mes Diellit dhe Hënës,…

Kjo nuk pritej! Ndryshojnë rregullat në kufirin Shqipëri Kosovë/ Çfarë pritet të ndodhë

Nga sot deri në fund të muajit maj do të jetë në fuqi kalimi me kontrolle në pikën kufitare të Morinës, mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kështu përfundon…