29-vjeçari ngec në mur gjatë arratisjes nga burgu, shpëtohet nga zjarrfikësit

Një skenë që duket e marrë nga një film vizatimor ndodhi në burgun e Rio Brancos në Brazil, ku një i burgosur 29-vjeçar, Alan Leandro da Silva, dështoi në mënyrë qesharake gjatë një tentative për t’u arratisur. Pas dy ditësh përpjekjesh intensive për të hapur një vrimë në murin prej betoni të qelisë së tij, ai mbeti i ngecur në hapësirën që vetë kishte gërmuar.

Da Silva, i bindur se kishte krijuar një tunel drejt lirisë, u përpoq të kalonte përmes vrimës, por u ndal brutalisht. Ai ngeci me trupin gjysmë jashtë dhe gjysmë brenda, në një pozicion të pakëndshëm që alarmoi rojet e burgut.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 16 qershor, kur rojet vunë re lëvizje të pazakonta në qeli dhe thirrën menjëherë zjarrfikësit. Pamjet që janë bërë publike tregojnë të burgosurin, pa bluzë, me tatuazhe në shpinë, të mbështetur në një karrige blu ndërsa pjesa e sipërme e trupit të tij ishte e varur dhe e tensionuar.

Për fat të mirë, zjarrfikësit arritën ta nxjerrin pa lëndime, ndërsa përpjekja e tij për arratisje mori fund aty ku kishte nisur, në mur. Autoritetet thanë se ndërhyrja u bë me kujdes, për të shmangur çdo dëmtim fizik të të burgosurit.

Kjo përpjekje e dështuar ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë përdorues nuk kanë kursyer talljet, duke e krahasuar me skena nga filmat e “Looney Tunes” apo “Mr. Bean”.

Related Posts

Blero bëhet baba për herë të dytë: Zbulohet gjinia e bebit me partneren e re!

Këngëtari i njohur Blero Muharremi po përjeton një nga momentet më të bukura dhe të lumtura në jetën e tij personale. Vetëm pak muaj pas martesës së…

“Zjòrre pártízane dhe rrèthîm Kryèmînîstrîe”, Nárd Ndòka per skènarët e pròtestès së Bèrîshës

Protesta e 10 shkurtit u shoqërua me molotovë, përplasje me policinë, të plagosur e të arrestuar. Por sipas Nard Ndokës, ajo që do të ndodhë nesër, më…

Lajm fantastik! Ata që janë prag pensioni mund “të blejnë” vite pune për pension, por kujdes, ja sa do paguani

Kush jeton në fshat dhe zotëron tokë bujqësore, mund të shlyejë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të papaguara pa kamatvonesa apo penalitete. Detyrimi vjetor për ata që banojnë…

“Sot Ndryshon Fati! Zbuloni Çfarë Parashikojnë Yjet për 20 Shkurtin”

Dashi Energjia juaj është në rritje. Një bisedë e rëndësishme mund të ndryshojë rrjedhën e një situate në punë. Në dashuri, shmangni reagimet impulsive. Demi Fokusi sot…

Gerta Gixhari i dërgon mesazh këtij banori në BBVA: “Për mua, ti je fituesi”

Në mes të dinamikave të forta dhe debateve të shumta që kanë përfshirë shtëpinë e “Big Brother VIP”, banorët kanë marrë një moment frymëmarrjeje dhe mbështetjeje përmes…

Deklaratat e Trump për Ramën dhe Osmanin në takimin e Bordit të Paqes

Në mbledhjen e Bordit të Paqes në Uashington, presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi pjesëmarrjen e liderëve ndërkombëtarë, duke u shprehur se ndihej “i nderuar” nga prania e…