29-vjeçari ngec në mur gjatë arratisjes nga burgu, shpëtohet nga zjarrfikësit

Një skenë që duket e marrë nga një film vizatimor ndodhi në burgun e Rio Brancos në Brazil, ku një i burgosur 29-vjeçar, Alan Leandro da Silva, dështoi në mënyrë qesharake gjatë një tentative për t’u arratisur. Pas dy ditësh përpjekjesh intensive për të hapur një vrimë në murin prej betoni të qelisë së tij, ai mbeti i ngecur në hapësirën që vetë kishte gërmuar.

Da Silva, i bindur se kishte krijuar një tunel drejt lirisë, u përpoq të kalonte përmes vrimës, por u ndal brutalisht. Ai ngeci me trupin gjysmë jashtë dhe gjysmë brenda, në një pozicion të pakëndshëm që alarmoi rojet e burgut.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 16 qershor, kur rojet vunë re lëvizje të pazakonta në qeli dhe thirrën menjëherë zjarrfikësit. Pamjet që janë bërë publike tregojnë të burgosurin, pa bluzë, me tatuazhe në shpinë, të mbështetur në një karrige blu ndërsa pjesa e sipërme e trupit të tij ishte e varur dhe e tensionuar.

Për fat të mirë, zjarrfikësit arritën ta nxjerrin pa lëndime, ndërsa përpjekja e tij për arratisje mori fund aty ku kishte nisur, në mur. Autoritetet thanë se ndërhyrja u bë me kujdes, për të shmangur çdo dëmtim fizik të të burgosurit.

Kjo përpjekje e dështuar ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë përdorues nuk kanë kursyer talljet, duke e krahasuar me skena nga filmat e “Looney Tunes” apo “Mr. Bean”.

Related Posts

Kush janë Baki e Fatos Sinaj pjesë e vjedhjes me Bankersin, babë e bir zgrapën miliona euro, në skenë edhe një çerr, përlau 1.5 mln euro, pas fshihen politikanë dhe oligarkë

Pas Behar Çukajt të naftës, Leonidha dhe Artur Çobos, Idajet Ismailajt të Albstarit dhe hajdutëve kinezë, zbulohet një tjetër bashkëpunëtor i Bankers Petroleum, në vjedhjen e dhjetëra…

Fshati ku pretendohet se është vendlindja e vampirëve: Dikur raportoheshin vd*kje misterioze

Duke ecur nëpër shkurre të dendura, historiani vendas Nenad Mihajloviç heq degët për të zbuluar varrin. Sipas vendasve, është vendi i varrimit të humbur prej kohësh i…

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë

Edhe këtë fundjavë të parë të korrikut, rrugët hyrëse dhe dalëse nga plazhet e Shëngjinit dhe Tales janë përballur me trafik të rënduar. Në këtë orar, shumë…

Çfarë ndodhi me Noizy-n në Zvicër? Reperi ndalohet në aeroport, koncerti anulohet

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ishte i paralajmëruar të performonte më 5 korrik në një klub nate në Cyrih të Zvicrës, si pjesë e promovimit të albumit…

Horoskopi javor (7-13 korrik 2025)

Dashi Dashuria: ndjenja tërheqëse dhe energji pozitive. Çiftet që do të martohen janë me fat. Për beqarët pritet një rilindje e papritur. Do të jetë mirë të…

VIDEO/ Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe suImon një familje në park

Momente tmerri në Antalia, kur një luan mashkull i quajtur Zeus iku nga kafazi i tij në parkun e kafshëve në Manavgat dhe menjëherë pas kësaj sulmoi…