29-vjeçari ngec në mur gjatë arratisjes nga burgu, shpëtohet nga zjarrfikësit

Një skenë që duket e marrë nga një film vizatimor ndodhi në burgun e Rio Brancos në Brazil, ku një i burgosur 29-vjeçar, Alan Leandro da Silva, dështoi në mënyrë qesharake gjatë një tentative për t’u arratisur. Pas dy ditësh përpjekjesh intensive për të hapur një vrimë në murin prej betoni të qelisë së tij, ai mbeti i ngecur në hapësirën që vetë kishte gërmuar.

Da Silva, i bindur se kishte krijuar një tunel drejt lirisë, u përpoq të kalonte përmes vrimës, por u ndal brutalisht. Ai ngeci me trupin gjysmë jashtë dhe gjysmë brenda, në një pozicion të pakëndshëm që alarmoi rojet e burgut.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 16 qershor, kur rojet vunë re lëvizje të pazakonta në qeli dhe thirrën menjëherë zjarrfikësit. Pamjet që janë bërë publike tregojnë të burgosurin, pa bluzë, me tatuazhe në shpinë, të mbështetur në një karrige blu ndërsa pjesa e sipërme e trupit të tij ishte e varur dhe e tensionuar.

Për fat të mirë, zjarrfikësit arritën ta nxjerrin pa lëndime, ndërsa përpjekja e tij për arratisje mori fund aty ku kishte nisur, në mur. Autoritetet thanë se ndërhyrja u bë me kujdes, për të shmangur çdo dëmtim fizik të të burgosurit.

Kjo përpjekje e dështuar ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë përdorues nuk kanë kursyer talljet, duke e krahasuar me skena nga filmat e “Looney Tunes” apo “Mr. Bean”.

Related Posts

‘6 minuta errësirë në mesditë’/ Ja kur do të ndodhë eklipsi më i madh diellor i shekullit të XXI

Brenda pak më shumë se dy vjetësh, qielli do të errësohet dhe miliona njerëz do të përjetojnë heshtjen e një muzg gjashtëminutësh mesditor. Ky nuk është një…

Universi ka një “buton vetëshkatërrimi”? Shkencëtarët zbulojnë skenarin më të keq të botës

Shkenca ka parashikuar shumë mënyra sesi mund të vijë fundi i gjithësisë. Por tani, fizikanët kanë paraqitur një nga skenarët më shkatërrues të mundshëm: teorinë e asaj…

Shenja më me fat e muajit në “shpërt’him” ndryshimesh/ Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar

Nëse mendonim se në korrik do të qetësoheshim, yjet nuk do të na lënë rehat. Në parashikimin e muajit për emisionin “Rudina”, Meri Shehu paralajmëron se nuk…

Polici e rraah qytetarin e pr’angosur, dy të tjerë e mbajnë/ Pamjet

Tre policë i kanë shkelur autorizimet e tyre duke ushtruar dhunë ndaj një qytetari të shtunën në Klinë. Njëri nga policët, siç shihet në pamjet e publikuara…

Martesë luksoze ‘me bekimin’ e Putinit. Nga ora 2.5 mln euro deri te të shtënat me ar’më

Adam Kadyrov, djali 17-vjeçar i udhëheqësit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, zhvilloi një dasmë të jashtëzakonshme që ka bërë xhiron e rrjetit ndërkombëtarisht për shkak të luksit dhe…

Tr*gjedi në Londër: Pema bie mbi 5 fë’mijët shqiptarë, h*mb jetën vogëIushja 7-vjeçare

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të shtunën në Londër, ku një pemë e madhe është rrëzuar në një park publik, duke zënë poshtë pesë vajza të vogla…