Një vajzë e re nga Maliqi ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të denoncojë bashkëjetuesin e saj dhe bashkëpunëtoren e tij, të cilët dyshohet se rreth një vit më parë e kanë shfrytëzuar 25 vjeçaren për prostitucion.
Policia tha se ka nisur kërkimin për kapjen e dy të denoncuarve si dhe po heton për vërtetësinë e kallëzimit.
Por nga verifikimet e deritanishme, ka rezultuar se shtetasja R. M., është aktualisht në kërkim, e dënuar me 8 vjet burgim, në vitin 2021, nga Gjykata e Apelit e Korçës, për veprat penale “Trafikimi i të miturve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Njoftimi
Mbrëmjen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur një shtetase 25 vjeçe, e cila ka pretenduar se rreth 1 vit më parë, është shfrytëzuar për prostitucion, nga bashkëjetuesi i saj, shtetasi A. F., 34 vjeç dhe nga shtetasja R. M., 34 vjeçe.
Menjëherë pas deklarimit të 25-vjeçares, ka nisur puna për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për provimin e rrethanave të këtij kallëzimi.
Nga verifikimet e deritanishme, ka rezultuar se shtetasja R. M., është aktualisht në kërkim, e dënuar me 8 vjet burgim, në vitin 2021, nga Gjykata e Apelit e Korçës, për veprat penale “Trafikimi i të miturve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.