29-vjeçari ngec në mur gjatë arratisjes nga burgu, shpëtohet nga zjarrfikësit

Një skenë që duket e marrë nga një film vizatimor ndodhi në burgun e Rio Brancos në Brazil, ku një i burgosur 29-vjeçar, Alan Leandro da Silva, dështoi në mënyrë qesharake gjatë një tentative për t’u arratisur. Pas dy ditësh përpjekjesh intensive për të hapur një vrimë në murin prej betoni të qelisë së tij, ai mbeti i ngecur në hapësirën që vetë kishte gërmuar.

Da Silva, i bindur se kishte krijuar një tunel drejt lirisë, u përpoq të kalonte përmes vrimës, por u ndal brutalisht. Ai ngeci me trupin gjysmë jashtë dhe gjysmë brenda, në një pozicion të pakëndshëm që alarmoi rojet e burgut.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 16 qershor, kur rojet vunë re lëvizje të pazakonta në qeli dhe thirrën menjëherë zjarrfikësit. Pamjet që janë bërë publike tregojnë të burgosurin, pa bluzë, me tatuazhe në shpinë, të mbështetur në një karrige blu ndërsa pjesa e sipërme e trupit të tij ishte e varur dhe e tensionuar.

Për fat të mirë, zjarrfikësit arritën ta nxjerrin pa lëndime, ndërsa përpjekja e tij për arratisje mori fund aty ku kishte nisur, në mur. Autoritetet thanë se ndërhyrja u bë me kujdes, për të shmangur çdo dëmtim fizik të të burgosurit.

Kjo përpjekje e dështuar ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë përdorues nuk kanë kursyer talljet, duke e krahasuar me skena nga filmat e “Looney Tunes” apo “Mr. Bean”.

Related Posts

Ndodh e papritura me Tom Doshin, ja cfare lajmeroi me u*gjence

Seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit të Shqipërisë pasditen e të hënës ka nisur me procedurën e verifikimit të mandateve. Ajo që ra në…

“Të dy janë fajtorë, na lanë rrugëve”,flet vajza e 36-vjeçares që u vr*a nga burri shqiptar në Greq: Më mungon mami,qaj..

Vajza e çiftit Pandeli dhe Marjola Nakoleci ka folur për herë të parë publikisht në mediat greke, për ngjarjen e rëndë në familjen e saj, ku babai…

Një kërpudhë vr*asëse alarmon spitalet/ Ja vendi më i prekur

Një kërpudhë vrasëse po përhapet gjithnjë e më shumë në spitalet evropiane dhe Italia është ndër vendet më të prekura. Ajo quhet ”candidozyma auris” dhe ka shkaktuar…

Berisha kapet “mat” në Kuvend duke parë Ramën dhe Shehun në TikTok

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është kapur ‘mat’ duke përdorur platformën TikTok në Kuvend, teksa votohet për kryeparlamentarin e ri. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha…

Tr*gjedi e madhe në vend, tre te vd*kur

Tre të vdekur dhe dy të lënduar rëndë është bilanci i aksidentit të rëndë të trafikut që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Shtip-Radovish, ku një furgon…

Marrin fund problemet për 4 shenja të horoskopit, ja kush janë fatlumët e horoskopit: Një cikël i vështirë mbaron, një rrugë e re fillon

Shtatori 2025 vjen me ndryshime që sipas astrologes së njohur Matilda Zhuang, sjellin fundin e një cikli të vështirë për katër shenja të zodiakut. Me Saturnin që…