Sherri mes këngëtares Maya Aliçkaj dhe bashkëshortit të saj, bëri goxha bujë nëpër media. Sipas vendimit të gjykatës së shkallës së parë, këngëtarja u pajis me urdhër mbrojtjeje ndaj bashkëshortit. Sipas urdhrit, bashkëshorti duhet të respektonte distancën prej 200 metrash mes tyre. Asokohe, Maya deklaroi vetëm se “u hodh baltë mbi figurën e saj” dhe se do të fliste për këtë gjerë e gjatë në një moment të dytë.
SHERRI MES TYRE:
Arben Shuaipi: Hë mo, ça bëni? Ça keni? Zbrit pak këtu poshtë. O zonjë zbrit pak se ke urdhër mbrojtje. Lajmëroje Policinë poshtë. Edhe mos provo të blesh gjëra këtu në shtëpi se nuk i ke blerë ti. Largohu pak që këtu. Jeni e lutur të zbrisni që këtu
Maya Aliçkaj: Ju lutem më ka ardhur bashkëshorti, ngjitu larg. Duhet të rrijë 100 metra larg nga unë.
Arben Shuaipi: Zbrit poshtë, lajmërojë poshtë Policinë. Po, po, zbrisni poshtë. Mos i kap me dorë gjërat e mia
Maya Aliçkaj: Mu largo këtej. Ndihmë! Pse më prek me dorë? Më preke me dorë tani. O gangster.
Arben Shuaipi: Ke një urdhërmbrojtje zbrit poshtë. Je e regjistruar e gjitha.
Maya Aliçkaj: Ju lutem se po më kap me dorë. Është shtëpia ime
Arben Shuaipi: Merre të iki. Jam me urdhër mbrojtje, okej? Ai është i qetë sepse nuk e ka problem. Merre në rajon se ka bërë 20 denoncime. Kam urdhër mbrojtje, kjo vjen edhe kërcënon. Largohu larg moj thashë. Merre o zotëri. Merre të zbresi poshtë se do vij edhe unë në rajon.
Polici: Dëgjoje dhe atë zotëri.
Arben Shuaipi: Unë jam Arben Ulbrich.
Maya Aliçkaj: Kam bërë shumë denoncime. Nuk dal nga shtëpia. Duhet të jem këtu. Kam çelësin e shtëpisë.
Arben Shuaipi: Largohu larg se nuk ke çelës shtëpie. Erdhi këtu u zu me punëtorët, isha në punë, do më përzënë nga puna.
Polici: Do vinë të dy në rajon.
Maya Aliçkaj: Ai nuk rri këtu, shtëpia është e imja.
Arben Shuaipi: Ik largohu! Ti po nuk ike do ikësh me shqelma. Largohu të thashë moj. Ti nuk ke punë me çelësin. Ik largohu në Gjykatë. Atje e ke. Ka bërë 20 denoncime. Kjo e ka gabim, budallallëk këtë. Vij unë tek inspektori. Zonja ka probleme të vijë në stacion.
Maya Aliçkaj: Mos fol me mua se e ke të ndaluar. E ka shqyer derën ka ndërruar bravën.
Arben Shuaipi: Kjo është e çmendur psikike. Dil jashtë o zonjë.
Maya Aliçkaj: Të më mbash mua shtëpinë me zor, por nuk ke shanse. Drogaxhi i mutit, ik hiq ndonjë vizë
Arben Shuaipi: Ik ore palaço grua.
Maya Aliçkaj: Do të më marrësh pasurinë.
Gjatë ditës së sotme, e ftuar në programin “Rudina”, Maya u shpreh se është përpjekur shumë që të mos ndajë problemet e saj me publikun, sidomos për djalin.
Intervista:
Rudina Magjistari: Ka përfunduar divorci?
Maya: Jo, nuk ka përfunduar ende. Shpresoj që në nëntor të përfundojë, shpresoj. Është një temë që nuk di çfarë të them sepse u bë shumë pis, u morën gjëra të pavërteta dhe u nxorën si të vërteta.
Rudina Magjistari: E ke fjalën për mediat?
Maya: Për mediat, për ish-in, babain e djalit, ai ka probleme shumë të theksuara prandaj u thashë të gjitha televizioneve kur po më merrnin që mos më merrni në këtë pikë sepse është babai i fëmijës tim, e kemi pasur si e kemi pasur hallin, herë ashtu, herë ashtu, janë probleme të mëdha edhe unë nëse do t’i them të gjitha këto gjëra, nuk është mirë, nuk ka nevojë të marrë vesh publiku tani të gjitha hallet tona që kemi, unë jam munduar të nxjerr pjesët e bukura.
Rudina Magjistari: Pa diskutim, ato le të mbeten tuajat.
Maya: Por televizionet… dua të falenderoj televizionet që nuk u përzien fare me këtë për të bërë bujë edhe pse në shpinën e dikujt tjetër që mund të ketë vuajtur shumë për një familje të shëndoshë, që mund të ketë kaluar shumë por ruhet që mos ta bëjë këtë gjë publike, pikë së pari jo figurën time sepse mua më njohin sepse njeriu e bën vetë historinë e tij, nuk ta bëj as unë ty historinë tënde, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por pikë së pari për fëmijën. Askush s’ka të drejtë, as një avokate e korruptuar, as një moderatore e korruptuar, as një burrë i korruptuar, as një baba që nuk e di… të marrë të drejtën e një fëmije dhe ta përdorësh ti atë për të mërzitur nënën e fëmijës. Për çfarë? Sepse ti po e fut atë fëmijë, po e tradhton, kjo është tradhtia, ti po tradhton pjellën tënde, ti po futesh në të drejtën e tij bashkë me avokaten tënde dhe po thua gjëra që nuk janë dhe po merr dokumente, po bën gjëra false, po i nxjerr, për çfarë? Çfarë borxhi të ka ty ky fëmijë? Nuk e pyete ti atë para se ta bëje.
Rudina Magjistari: Ai është gjëja më e shtrenjtë pa diskutim, më i rëndësishmi në gjithë këtë histori është ai.
Maya: Të bësh gjithë këto sakrifica, të durosh kaq shumë padrejtësi sepse ishi im ka pasur problem shumë të madh me alkoolin dhe me drogën dhe i ka. Unë kam luftuar shumë fort, por shumë, shumë, shumë që të hiqte dorë nga kjo gjë dhe bëri një kurbë dikur, zgjati vetëm dy muaj e gjysmë dhe ishin dy muajt e gjysmë më të qetë të jetës sime. Por është një natyrë kameleoni që është herë prift, herë hoxhë dhe është i ndikuar nga këto gjëra. Televizionet tani, ti e sheh, unë po të them që ka shumë probleme, ti për çfarë e nxjerr atë, kush është ai që e nxjerr? Për çfarë? Përse? Përse duhet ta bësh këtë gjë? Përse duhet të luash me jetën e një fëmije?