29-vjeçari ngec në mur gjatë arratisjes nga burgu, shpëtohet nga zjarrfikësit

Një skenë që duket e marrë nga një film vizatimor ndodhi në burgun e Rio Brancos në Brazil, ku një i burgosur 29-vjeçar, Alan Leandro da Silva, dështoi në mënyrë qesharake gjatë një tentative për t’u arratisur. Pas dy ditësh përpjekjesh intensive për të hapur një vrimë në murin prej betoni të qelisë së tij, ai mbeti i ngecur në hapësirën që vetë kishte gërmuar.

Da Silva, i bindur se kishte krijuar një tunel drejt lirisë, u përpoq të kalonte përmes vrimës, por u ndal brutalisht. Ai ngeci me trupin gjysmë jashtë dhe gjysmë brenda, në një pozicion të pakëndshëm që alarmoi rojet e burgut.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 16 qershor, kur rojet vunë re lëvizje të pazakonta në qeli dhe thirrën menjëherë zjarrfikësit. Pamjet që janë bërë publike tregojnë të burgosurin, pa bluzë, me tatuazhe në shpinë, të mbështetur në një karrige blu ndërsa pjesa e sipërme e trupit të tij ishte e varur dhe e tensionuar.

Për fat të mirë, zjarrfikësit arritën ta nxjerrin pa lëndime, ndërsa përpjekja e tij për arratisje mori fund aty ku kishte nisur, në mur. Autoritetet thanë se ndërhyrja u bë me kujdes, për të shmangur çdo dëmtim fizik të të burgosurit.

Kjo përpjekje e dështuar ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë përdorues nuk kanë kursyer talljet, duke e krahasuar me skena nga filmat e “Looney Tunes” apo “Mr. Bean”.

Related Posts

Turqia zyrtarisht kundër ‘shtetit bektashi’. I kërkon Shqipëris% të mos avancojë më tej!

Turqia ka kërkuar zyrtarisht nga Shqipëria të mos avancojë me idenë e krijimit të një shteti bektashi. Kjo kërkesë erdhi përmes kreut të Komisionit të Jashtëm të…

Tjetër Vatër Zjarri në Vlorë — Flakët Përfshijnë Zonën e Jallisë së Nartës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës, duke shtuar shqetësimin për përhapjen e zjarreve në zonat periferike gjatë ditëve të fundit. Zjarri…

Do furnizohet me 320 mijë litra naftë, ankorohet në Portin e Durrësit superjahti luksoz/ Ja kujt i përket

Durrës, 30 Qershor 2025 – Superjahti “Opera”, në pronësi të sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan nga Emiratet e Bashkuara Arabe, është ankoruar mëngjesin e së hënës në…

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e BBV 5?

Motra e këngëtares Enca, Uindi Haxhia, është tashmë pjesë e panelit të rubrikës “Trotuar”, në “E Diell”. Ditën e djeshme ajo ka vendosur që të bëjë një…

Horoskopi javor të Paolo Fox për 30 qershor – 6 korrik 2025, për të 12 shenjat e zodiakut

Të dashur miq të yjeve, mirë se vini në takimin tuaj të përjavshëm me yjet dhe udhëzimet e Paolo Fox. Java nga 30 qershori deri më 6…

Emergjencat Civile informojnë me detaje se ku ndodhën 20 vatrat e zjarrit

Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë mbrëmjen e sotmet të dhënat e raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas…