29-vjeçari ngec në mur gjatë arratisjes nga burgu, shpëtohet nga zjarrfikësit

Një skenë që duket e marrë nga një film vizatimor ndodhi në burgun e Rio Brancos në Brazil, ku një i burgosur 29-vjeçar, Alan Leandro da Silva, dështoi në mënyrë qesharake gjatë një tentative për t’u arratisur. Pas dy ditësh përpjekjesh intensive për të hapur një vrimë në murin prej betoni të qelisë së tij, ai mbeti i ngecur në hapësirën që vetë kishte gërmuar.

Da Silva, i bindur se kishte krijuar një tunel drejt lirisë, u përpoq të kalonte përmes vrimës, por u ndal brutalisht. Ai ngeci me trupin gjysmë jashtë dhe gjysmë brenda, në një pozicion të pakëndshëm që alarmoi rojet e burgut.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 16 qershor, kur rojet vunë re lëvizje të pazakonta në qeli dhe thirrën menjëherë zjarrfikësit. Pamjet që janë bërë publike tregojnë të burgosurin, pa bluzë, me tatuazhe në shpinë, të mbështetur në një karrige blu ndërsa pjesa e sipërme e trupit të tij ishte e varur dhe e tensionuar.

Për fat të mirë, zjarrfikësit arritën ta nxjerrin pa lëndime, ndërsa përpjekja e tij për arratisje mori fund aty ku kishte nisur, në mur. Autoritetet thanë se ndërhyrja u bë me kujdes, për të shmangur çdo dëmtim fizik të të burgosurit.

Kjo përpjekje e dështuar ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë përdorues nuk kanë kursyer talljet, duke e krahasuar me skena nga filmat e “Looney Tunes” apo “Mr. Bean”.

Related Posts

Detaje te reja per Bleonën, ja ku thuhet se jeton sot

Pesëmbëdhjetë vite pas zhdukjes që la pa gjumë mbarë opinionin publik, një dëshmi e re dhe tronditëse premton të hedhë dritë mbi fatin e Bleona Matës. Vajza,…

Ngjarje e rende ne vend, detaje

Një aksident i rëndë në punë me pasojë vdekjen e një 58-vjeçari, ka ndodhur në kryeqytet. Policia ka vënë në pranga drejtuesin e një betoniere, pasi si…

Karamuco jep detaje TE FORTA nga aksioni i SPAK-ut!

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço tregoi detaje nga operacioni i SPAK-ut në call centerin që vepronte në një kullë në qendër të Tiranës ku u arrestuan 10…

Kursi i Euros pëson sërish rënie, prek minimum të ri historik

Kursi i këmbimit Euro-Lek ka prekur një minimum të ri historik ditën e mërkurë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me…

Kodi Penal/ Ligjet miratojnë ndryshime

Qeveria e Edi Ramës vijon ashpërsimin e Kodit Penal, duke parashikuar burgosje edhe për shkelje administrative. Sot, në Komisionin e Ligjeve, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka…

“Ilirin e kam dashur më shumë se ai mua”/ Një dashuri e re në jetën e saj? Monika Kryemadhi: Është kryesore, ngroh shpirtin…

E drejtpërdrejtë dhe me deklarata të pastra u drejtohet Monika Kryemadhi banorëve të Big Brother VIP, ndërsa qëndron në rolin e opinionistes. Në një intervistë për ‘Ftesë…