29-vjeçari ngec në mur gjatë arratisjes nga burgu, shpëtohet nga zjarrfikësit

Një skenë që duket e marrë nga një film vizatimor ndodhi në burgun e Rio Brancos në Brazil, ku një i burgosur 29-vjeçar, Alan Leandro da Silva, dështoi në mënyrë qesharake gjatë një tentative për t’u arratisur. Pas dy ditësh përpjekjesh intensive për të hapur një vrimë në murin prej betoni të qelisë së tij, ai mbeti i ngecur në hapësirën që vetë kishte gërmuar.

Da Silva, i bindur se kishte krijuar një tunel drejt lirisë, u përpoq të kalonte përmes vrimës, por u ndal brutalisht. Ai ngeci me trupin gjysmë jashtë dhe gjysmë brenda, në një pozicion të pakëndshëm që alarmoi rojet e burgut.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 16 qershor, kur rojet vunë re lëvizje të pazakonta në qeli dhe thirrën menjëherë zjarrfikësit. Pamjet që janë bërë publike tregojnë të burgosurin, pa bluzë, me tatuazhe në shpinë, të mbështetur në një karrige blu ndërsa pjesa e sipërme e trupit të tij ishte e varur dhe e tensionuar.

Për fat të mirë, zjarrfikësit arritën ta nxjerrin pa lëndime, ndërsa përpjekja e tij për arratisje mori fund aty ku kishte nisur, në mur. Autoritetet thanë se ndërhyrja u bë me kujdes, për të shmangur çdo dëmtim fizik të të burgosurit.

Kjo përpjekje e dështuar ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë përdorues nuk kanë kursyer talljet, duke e krahasuar me skena nga filmat e “Looney Tunes” apo “Mr. Bean”.

Related Posts

Autobusi përpIaset me makinën, vd*s shoferi pIagosen 20 nxënës, shkaku…

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Arignano, pranë Torinos. Një makinë është përplasur me një autobus që transportonte rreth pesëdhjetë persona, kryesisht nxënës…

“Marrëveshja për pensionet me Italinë është e dështuar!” – Eksperti Hoxha: E domosdoshme, por ja ku çalon

Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News 24, shprehu shqetësime lidhur me zbatimin e marrëveshjes Shqipëri-Itali për pensionet. Sipas…

Kulla që “gllabëron” jetimoren: Zhduket “Zyber Hallulli” për t’i hapur vend luksit

Godina historike e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli”, që për dekada ka qenë strehë për breza jetimësh në Tiranë, pritet të shembet për t’i lënë vend një…

“Lali Eri, rrush o rrush”, mbështetësi i Veliajt këndon me pasion për kryebashkiakun

Edhe pse prej 8 muajsh ndodhet në paraburgim, Erion Veliaj duket se vazhdon të frymëzojë… këngë. Një mbështetës i tij ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania…

17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të…

“VRlTNl shqiptarët”, FIFA dënon Serbinë për koret ndaj Shqipërisë

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë për sjelljen e papërshtatshme dhe diskriminuese të tifozëve gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë, e zhvilluar më 11…