Bonusi për pensionistët, Rama u premton të moshuarve: Këtë Vit të Ri do të buzëqeshni më shumë

Kryeministri Edi Rama, referuar bonusit për pensionistët, u ka premtuar të moshuarve se këtë fundvitit do të buzëqeshin më shumë se çdo Vit të Ri më parë

Rama u shpreh se buzëqeshja s’ka fund, por theksoi se “të buzëqeshësh më shumë sot se dje është përparim i rëndësishëm”.

Kreu i qeverisë iu drejtua të moshuarve në Fier duke thënë se rritja e pensioneve të tyre është prioritet i tij.

Edi Rama: Këtë vit të ri ju do të buzëqeshni më shumë se çdo vit të ri më parë. Buzëqeshja nuk ka fund, nuk diskutohet.

Por të buzëqeshësh më shumë sot se dje është përparim i rëndësishëm.

Mos e vini në dyshim që rritja e pensioneve tuaja është prioritet i çdo dite të punës sime.