Një video e dërguar nga një qytetar i Tiranës në redaksinë e JOQ Albania sjell në vëmendje historinë e një të moshuari të quajtur Dedë Prençi, i cili është braktisur nga familja e tij dhe kërkon të strehohet në një azil të të moshuarve në kryeqytet.
I moshuari aktualisht fle në një rrugë pranë stacionit të unazës te Farmacia 10, ndërsa kërkesa e tij e vetme është të kalojë vitet e pleqërisë në qetësi dhe dinjitet.
Në dokumentin e lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social në Tiranë, është vendosur që ai të strehohet në azilin e qytetit të Kavajës, por i moshuari kërkon që të sistemohet në azilin e Ali Demit në Tiranë, ku do të ishte më afër dhe në një mjedis të njohur.
Sipas qytetarit, Dedë Prençi meriton një trajtim të denjë dhe një vend ku të mos ndihet i braktisur.
Qytetari që e ka dërguar videon bën thirrje për ndihmë nga komuniteti dhe nga autoritetet për t’i siguruar Dedës një strehë në azilin e Ali Demit.
Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje jeta eshte qef deshem ndihmen tuaj qe ta publikoni rast kete zotri dhe ta ndihmojë qe ta strehojme te azili i pleqve ne tiran se fle perjashat ne ane te stacionit unazez te farmacia 10 ne mbrëmje kreu jashtëm te spitali farmacia 10 ta ndihmojmë zotin qe keto dite e plqeris ti kaloj rehat ne azilin e pleqve sepse eshte braktisur nga familja.