E papritur: Nëna e Anës i kërkon të largohet nga Big Brothër, ky është vendimi i saj

Anës i është kërkuar nga nëna e saj që të ndërprejë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Kosova 3. Krejt kjo ishte për shkak se familja e Anës ishte kundër lidhjes së saj me Kevinin. Por, Ana ka vendour që të vazhdoj rrugëtimin brenda shtëpisë, pavarësisht kërkesës së nënës së saj.

“Dua të vazhdoj lojën nëse e kanë lënë në dorën time. Por nëse ka diçka gjatë ditës më lajmëroni”, tha ajo.

E më pas, Ana mori një telefonatë nga motra, ku në një formë i tregoi se nuk janë dakord për raportin me Kevinin.

“Ne të duam me zemër, që ti me vazhdu lojën, me tregu çfarë vajze je me na bërë krenarë të gjithëve. Nuk ke nevojë për ndihmën e askujt”, qenë fjalët e motrës.

Konkurrentja tha se do të vazhdojë garën e vetme, ashtu siç edhe ka hyrë.