63-vjeçari kërkoi grua për t’i bërë hyzmet/ Agravon debati mes Erjolës dhe Shqipes: Gjejini një burrë kësaj të qetësohet

Një burrë 63-vjeçar ka telefonuar dje në “Pa Filtra” në “E Diell”, Top Channel, u ka kërkuar ndihmën e programit. Ai është në kërkim të një partnere pasi ndihet i vetmuar.

Zotëria jeton vetëm në Fushë-Krujë, fëmijët i jetojnë jashtë Shqipërisë dhe bashkëshorten nuk e ka.

“Jetoj në Fushë-Krujë vetëm, në katër faqe muri. Dua një plakë që të më bëjë pak hyzmet, pak bukë, të bashkëjetoj me të. Pensionin e kam, shtëpinë time e kam. Shtëpisë nuk i mungon asgjë”, tha 63-vjeçari.

Pasi burri në fjalë mbylli telefonin, opinionistes e rubrikës komentuan problemin e tij:

Françeska: Sa keq më vjen, nuk ka gjë më të keqe se vetmia. Unë kam fatin që jetoj në shtëpi me shumë, shumë familjar dhe çdo ditë ndihem e plotësuar dhe e lumtur. Të mendoj se ai mund të jetë vetëm fare, është shumë e trishtë.

Erjola: Unë e duartrokas për guximin se as pleqëria, as rinia dhe asnjë vit nuk duhet të kalohet vetëm. Gjithmonë duhet pasur dashuri dhe dikë që të mbështesësh kokën.

Jetmiri: Në një farë mënyre ky është një rast tragjik që është në shumë familje shqiptare. Fëmijët ikin jashtë shtetit dhe i lënë prindërit vetëm. Më kujtohet koha ime kur isha i vogël dhe shtëpia ishte plot me njerëz. Kurse tani shtëpitë janë bosh, kjo është fatkeqësi. Vërtetë ja qaj hallin këtij burri, por mendoj se ka gra që janë pa burra.

Shqipja: Pikëpyetja ime ishte ‘burri e donte gruan se ndihet i vetmuar apo thjesht një grua që t’i bëjë hyzmetin?’. Me thënë drejtën mua nuk do më pëlqente të kërkonte një grua për t’a patur shërbyese.

Erjola: Shqipja e ka zakon dhe flet me populizma. Zotëria nuk nënkuptoi këtë

Shqipja: Ti nuk ke kuptuar kurrë, edhe në “Big Brother” nuk ke kuptuar

Erjola: Po gjejini një burrë kësaj të qetësohet, aman, se nuk na la të flasim. Gjejini një burrë Shqipes

Shqipja: Po jo moj shpirt, nuk ka nevojë për qetësi