Aksidentohet familja shqiptare në Itali, vdes 44-vjeçari! Nëna dhe dy fëmijët e mitur në spital (EMRI)

Një familje shqiptare është përfshirë në aksident në zonën e Cremasca në Itali, ku për pasojë ka humbur jetën 44-vjeçari Gëzim Margjoka. Mediat italiane shkruajnë se në aksident janë përfshirë 3 makina. Viktima ishte duke drejtuar një automjet tip “Skoda Octavia”, kur për arsye të paqarta, sipas mediave italiane, u përplas kokë më kokë me makinën ku ndodhej viktima, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Një makinë e tretë, “Ford Fiesta”, ka dalë nga rruga për të shmangur përplasjen me dy mjetet e tjera. Lidhur me ngjarjen mësohet se ambulanca transportoi nënën dhe dy fëmijët, një djalë 7-vjeçar dhe një vajzë 3-vjeçare, drejt spitalit.