U qëIIua me thikë nga vëllai ky është i riu që humbi jetën në Prishtinë. Emri

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Prishtinë. Vëllai qëlloi me thikë vëllain. Sipas mediave kosovare, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Kompleksin Ramiz Sadiku në Prishtinë. Raportohet se autori i dyshuar pasi ka goditur për vdekje të vëllanë është arrestuar dhe është duke u trajtuar në spital, pasi dhe ai ka marrë lëndime në trup.

Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin, i cili doli të jetë vëllai i viktimës, Gent Miftari. Miftari po dyshohet se e theri disa herë me thikë vëllain e tij, për motive akoma të panjohura. Auron Miftari mbeti i vdekur si pasojë e therjes me thikë, pasi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve. Policia tashmë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.