Cilat janë përfitimet e shumta të të pasurit një kafshë shtëpiake?

Nga ulja e stresit dhe ankthit, deri tek ulja e presionit të gjakut dhe rritja e imunitetit. Këto janë përfitimet e të pasurit një kafshë shtëpiake, shkruan la repubblica.it.

Sipas studimit të kryer nga Shoqata Kombëtare e Kompanive të Shëndetit të Kafshëve ”ndërveprimi me kafshët shtëpiake është një terapi me përfitime reale për të gjitha moshat”.

Lajm i mirë është se shumë evropianë kanë një kafshë shtëpiake të cilën e konsiderojnë pjesë të familjes.

Nga një sondazh i kryer del se 88% e të intervistuarve besojnë se kujdesi për një kafshë shtëpiake kontribuon ndjeshëm në shëndetin psikofizik të njerëzve më të brishtë, siç janë të moshuarit.

1 – Përmirëson aftësinë fizike: shëtitjet e gjata në natyrë nxisin përkushtimin dhe qëndrueshmërinë në aktivitetin e rregullt dhe plotësisht të lirë.

2 – Redukton stresin dhe ankthin: qofshin përqafime, lojëra apo aktivitet fizik, të kesh një kafshë shtëpiake çon në çlirimin e oksitocinës, një endorfinë qetësuese që ka efekte të dobishme për shëndetin.

3 – Ul presionin e gjakut dhe kolesterolin: na bën të lëvizim më shumë.

4 – Ndihmon në marrjes e përgjegjësive: kujdesi për një kafshë shtëpiake është një përgjegjësi e madhe. Nuk është një lojë, por një kafshë e vërtetë që duhet të kujdeset, të ushqehet dhe të merret për shëtitje.

5 – Ju jep më shumë paqe shpirtërore: duke ofruar shoqëri, kafshët shtëpiake mund t’ju ndihmojnë të luftoni depresionin dhe të jeni më të lumtur.

6 – Ndihmon socializimin: pavarësisht nëse ndërveproni fizikisht me njerëz të tjerë ose përfshiheni në biseda për kafshën tuaj, të kesh një kafshë shtëpiake është një mënyrë e shkëlqyer për t’u lidhur me të tjerët.

7 – Ndihmon fëmijët të kenë më shumë antitrupa: studimi amerikan, i botuar në ”Journal of Allergy and Clinical Immunology”, pretendon se të kesh një qen gjatë fëmijërisë mund të përmirësojë sistemin e përgjithshëm imunitar të një fëmije si dhe të reduktojë alergjitë.

8 – Ndihmon në zhvillimin e fëmijërisë: zhvillimi emocional është një proces themelor në jetën e një fëmije në mënyrë që ai të rritet i shëndetshëm dhe të jetë i gatshëm të përballet me sfidat që i pret jeta e të rriturve.

Kafshët shtëpiake janë provuar të jenë shumë të dobishme, veçanërisht për fëmijët me probleme zhvillimi ose që vuajnë nga çrregullimi i mungesës së vëmendjes: ata përqendrohen më shumë kur e gjejnë veten duke jetuar në një rutinë të parashikueshme, të ofruar nga kafshët shtëpiake.

Edhe në rastet e autizmit, përvoja shqisore e përkëdheljes së një kafshe mund ta ndihmojë fëmijën të relaksohet dhe të ketë aftësi më të mëdha sociale.