“S’është i zoti për asgjë! S’ka autoritet!”, Eni Çobani i del në mbrojtje Bashkimit: Këtë s’e toleroj!

Takimet mes Bashkimit dhe ish-gruas së tij kanë prishur harmoninë në familjen e Adrianës. Ajo ndau shqetësimin e saj në “Shihemi në Gjyq” lidhur me ish-in e burrit ku tha se nuk i lë të qetë, po e zhvat duke i marrë para në Zvicër, vilën në Shqipëri si dhe takohen shpesh.

Në të vërtetë, Bashkimi dhe ish-gruaja e tij kanë ende disa probleme ligjore për të zgjidhur të cilat kanë qenë edhe arsyeja e takimeve. Megjithatë, disa herë gjatë rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Adriana përmendi se nëse ky problem vazhdon, ajo do t’i japë fund martesës 5-vjeçare. Ndër të tjera, pati edhe disa deklarata të rënda për të shoqin.

Adriana: Të gjitha ia kanë marrë këtij, s’është i zoti për asgjë! Ku di unë!

Eni Çobani: Tani, i zoti për ty është njëherë?

Adriana: Për mua është i zoti të kem harmoni në shtëpinë time dhe t’i zgjidhë gjërat e veta se unë s’dua stres në shtëpi.

Eni Çobani: Atëherë e do Bashkimin apo nuk e do Bashkimin zonjë që Bashkimi ta dijë, do të mbarojë kjo martesë e dytë dhe të gjejë të tretën apo të vazhdojë me ju?

Adriana: Të rregullojë gjërat e veta, po s’i rregulloi me ish-gruan s’ka, s’dua më takime rrugëve unë.

Bashkim: Mos do një që të të keqtrajtojë?

Adriana: Jo, s’dua të më keqtrajtojë njeri, në dua një njeri që të ketë autoritetin e tij, dinjitetin e tij. Ti s’ke as autoritetin, as dinjitetin. Kush është të dalë ajo tjetra, të ka vënë tjetra para mendo tani!

Duke sjellë në vëmendje sakrificat e Bashkimit për të që siç u tha gjatë rubrikës, e mori nga Shqipëria në Zvicër bashkë me dy fëmijët, Eni Çobani reagoi e indinjuar për deklaratat e Adrianës duke i dhënë një këshillë.

Eni Çobani: Ka bërë edhe ai një sakrificë dhe tani të vijë një grua dhe të thotë ky nuk është i zoti, unë këtë nuk e toleroj dot! Ky është shumë i zoti, ky është një bashkëshort i shkëlqyer, ke pasur një fat të jashtëzakonshëm dhe unë po të them dhe ma dëgjo këshillën: unë një martesë kam, ti ke dy, nuk të uroj të ndash edhe të dytën se nuk i dihet te i treti se si shkon se rruga po u hap nuk dihet kur mbaron, atëherë shikoje me dashuri se ke një burrë të mrekullueshëm, të dashur, të respektueshëm dhe burra të tillë është shumë vështirë që t’i gjesh sot!/tvklan.al