Policia jep detaje për sherrin me dy të plagosur në Lezhë: Babë e bir goditën 47 vjeçarin. Emrat

Policia jep detaje për sherrin me dy të plagosur në Lezhë.

Sipas policisë, babë e bir u përleshën me një 47 vjeçar dhe e qëlluan edhe me kosore duke e plagosur.

I lënduar ka mbetur edhe djali i cili gjithashtu po merr mjekim në spital.

Shkak i sherrit dyshohet çështjet e pronës.

‘Rreth orës 17:35, në Balldre, Lezhë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar me një mjet prerës (kosor), shtetasi L. M., 47 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se 47 vjeçari është goditur nga shtetasit Sokol Boga, dhe djali i tij shtetasi Nikolin Boga, gjatë konfliktit fizik mes tyre.

Po nga konflikti është dëmtur lehtë dhe shtetasi Nikolin Boga, i cili pas ndihmën mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu po nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë thyer dhe xhamin e parë të automjetit në pronësi të 47 vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit’, njofton policia.