Dashuria triumfon mbi dyshimet, Adriana dorëzohet dhe përqafon bashkëshortin

Dyshimet se mes Bashkimit dhe ish-gruas së tij mund të ketë ende diçka vazhdojnë ta mundojnë Adrianën edhe pas shpjegimit se arsyeja e takimeve të tyre kanë qenë problemet ligjore. Ajo kujton në “Shihemi në Gjyq” përmendjen e një dhome që nuk është e sigurt se çfarë ka përfaqësuar, por kërkon që kjo situatë të marrë fund.

Në këtë moment, Adriana është afruar pranë tavolinës së Bashkimit dhe ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani e nxit që t’i besojë bashkëshortit dhe të pajtohet.

Eni Çobani: Je afër aty tani, hidhi duart burrit, mos e lër burrin se do të ta marrë ndonjë e tretë se e ke burrë të mirë.

Adriana: Në qoftë se s’më do mua ai mund të shkojë te e treta, në qoftë se s’më do!

Ardit Gjebrea: Mos trego nga publiku se janë në rregull ata se the mos të shkojë te e treta…

Bashkim: Nuk ka qenë dhomë hoteli ajo jo!

Adriana: S’ka qenë dhomë hoteli ajo, ça, ka qenë shtëpi, do të na dalë ndonjë shtëpi tjetër tani! Edhe atë ta kanë marrë!

Ardit Gjebrea: Nejse Bashkim, lumturohu se nga dashuria e ka.

Adriana: Znj. Eni nuk është problemi këtu, ky duhet të jetë i zoti i vetes.

Eni Çobani: Po është i zoti i vetes ai por është tipi i tillë që do të ruajë qetësinë.

Adriana: Më vjen keq se nuk është se nuk e dua burrin tim!

Adriana thotë se nuk ka asnjë qëllim për të përfituar prej bashkëshortit pasi ajo i është mirënjohëse për gjithçka ka bërë për të dhe fëmijët e saj. Ajo deklaron se e do vërtet.

Adriana: Para të gjithëve po e them këtu publikisht, nuk dua asgjë nga burri im, nuk dua asgjë!

Eni Çobani: Burrin e do?

Adriana: E dua burrin pra!

Eni Çobani: Po përqafoje!

Problemi i çiftit zgjidhet me një përqafim.