Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Tiranë. 31-vjeçari Mario Rroshi u gjet i pajetë në sheshpushimin e një pallati në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës shëndetësore. Deri në këtë fazë hetimi, policia dyshon se kemi të bëjmë me një vetëvrasje pasi i riu nuk ishte i përfshirë në asnjë konflikt.
Sipas dëshimve në polici, Mario ka shkuar me një monopatinë në lagje dhe e ka lënë poshtë pallatit. Pas kësaj ai është ngjitur në sheshpushimin e katit të 5, ka lënë xhupin në shkallët e pallatit dhe është hedhur. Ka dyshime se 31-vjeçari vuante nga depresioni pasi edhe dy prindërit e tij, në dëshminë që kanë dhënë nuk kanë deklaruar për konflikte që mund te jetë pasur djali i tyre. Megjithatë policia po vijon hetimet për të zbardhur të plota shkaqet e kësaj ngjarje.