Policia jep detaje për sherrin me dy të plagosur në Lezhë. Sipas policisë, babë e bir u përleshën me një 47 vjeçar dhe e qëlluan edhe me kosore duke e plagosur. I lënduar ka mbetur edhe djali i cili gjithashtu po merr mjekim në spital. Shkak i sherrit dyshohet çështjet e pronës.
‘Rreth orës 17:35, në Balldre, Lezhë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar me një mjet prerës (kosor), shtetasi L. M., 47 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se 47 vjeçari është goditur nga shtetasit Sokol Boga, dhe djali i tij shtetasi Nikolin Boga, gjatë konfliktit fizik mes tyre. Po nga konflikti është dëmtur lehtë dhe shtetasi Nikolin Boga, i cili pas ndihmën mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu po nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë thyer dhe xhamin e parë të automjetit në pronësi të 47 vjeçarit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit’, njofton policia.