Ishte duke riparuar defektin, kova e fadromës e zë poshtë. Humb jetën në vend 38-vjeçari. Emri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tarazh të Rrëshenit, ku një 38-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga kova e fadromës.

Viktima është identifikuar si Arbër Caka.

Sipas informacioneve policore, Caka ishte duke riparuar një defekt hidraulik, kur kova e fadromës ka rënë dhe e ka goditur për vdekje.

‘Në fshatin Tarazh, Rrëshen, shtetasi Arbër Caka 38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij.

Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë dhe ka goditur 38 vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit’, njofton policia .