TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në listën për deputetë të PS-së do të ketë dhe emigrantë. Duke folur me shqiptarët e SHBA-së, Rama ka theksuar se kanë qenë emigrantët ata që e kanë mbajtur Shqipërinë në këmbë.
“Pa mbështetjen e emigrantëve, Shqipëria do kishte hyrë në situata edhe më të rënda sesa ata që hyri, ku më e rënda ishte ajo më 1997. Emigrantët e mbajtën Shqipërinë në këmbë, me ndihmat e tyre për ekonominë e vendit. Sa i përket përfaqësimit të tyre në parlament, ne kemi hapur një platformë, ku bëjmë thirrje për të qenë deputet/ë edhe ata që jetojnë jashtë vendit. Në listën e deputetëve për zgjedhjet e 2025 do të gjeni edhe shqiptarë që jetojnë në emigracion. Ju takoni ju që të jepni mbështetje me votë”, tha Rama.