Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se cështja ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk do të kishte avancuar, nëse nuk do të ishte sekuestruar celulari i kësaj të fundit në nëntor të vitit të kaluar nga prokurorët e SPAK.
“Në GJKKO, Meta ka qenë shumë i agravuar dhe në këndvështrimin tim ka patur gjuhë të papranueshme. Zonja Kryemadhi ka qëndruar në gjyq gjatë seancës, pasi u ndërpre mori një kafe në makineta dhe priti në një bar-kafe jashtë me avokatin dhe njerëzit që e shoqërorin. Në rastin e Zoti Meta nuk pamë qytetarë që ta mbështesnin, përveç Blushit dhe dëshmitarit që ishte shofer në momentin e arrestimit të Metës.
Çështja është e ndarë ne disa etapa. E para është CEZ-DIA.
Çështja e dytë është gjithë thelbi. Mbase çështja nuk do të kishte avancuar nëse prokurorët e posaçëm në nëntor të vitit të kaluar nuk do të kishin sekuestruar telefonin e Kryemadhit sepse aty ka shumëçka. Ajo e kundërshtoi sekuestrimin e celularit të shtëpinë e nënës së saj”, tha Lala.
Në një program televiziv ajo është shprehur se SPAK ka një vit kohë për të provuar nëse deklarata e Kryemadhit se ia kanë punuar pas shpine Ilir Metës për të bërë kandidat për kryebashkiak Erion Veliajn, është apo jo e vërtetë.
“Kryemadhi tha se ‘unë me Ramën ia punuam pas krahëve Metës për të bërë kandidat për kryebashkiak Erion Veliaj’. Prokurorët kanë një vit për të na e provuar”, tha gazetarja.