Itali/ V’rau me thikë fqinjen 18-vjeçare, arrestohet 19-vjeçari! Ja ngjarja

Italia është tronditur nga vrasja me thikë e një 19-vjeçareje, mbrëmjen e 25 tetorit në via Nazionale 142 në Costa Volpino, një komunë në Alto Sebino, në provincën e Bergamos.

Sipas mediave italiane, e reja e quajtur Sara Centelleghe, u qëllua për vdekje me thikë në banesën e saj, nga një fqinj 19-vjeçar me origjinë indiane.

Pasi është plagosur rëndë, e reja ka tentuar t’I shpëtojë agresorit Indian duke dalë nga shtëpia, por vetëm pas disa hapave është rrëzuar përtokë e pajetë. Sipas policisë italiane, i riu Indian banon në një apartament në një pallat pranë viktimës dhe tashmë përballet me akuzën e vrasjes me dashje. Autoritetet theksojnë se asnjë person tjetër nuk është nën hetim.

Sara Centelleghe, një studente që për pak ditë do të kishte mbushur 19 vjeç, ishte në banesën e saj me një mikeshë natën që vra u me thikë nga fqinji i saj.

Rreth orës 01:15 të mëngjesit shoqja kishte dalë për të blërë disa pije dhe pasi ishte kthyer në shtëpi, kjo e fundit kishte gjetur të pajetë 18-vjeçaren.

“Ajo bërtiti dhe kërkoi ndihmë, fqinjët ndërhynë dhe u përpoqën ta shpëtojnë 18-vjeçaen, por kur mbërritën mjekët, ajo tashmë kishte vdekur”,- shkruan ANSA.

Sara Centelleghe, me prindër të divorcuar, jetonte në apartamentin në Via Nazionale me nënën e saj dhe ishte studente në institutin profesional social-shëndetësor në Lovere (Bergamo).