Detajet-Pamjet/ Shpëton mrekullisht nga flaka familja në Shkodër

Një banesë është shkrumbuar plotësisht në Shkodër paraditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, në fshatin Kosmaç. Sipas policisë, në banesën e shtetasit G. M., 64 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë banesa është djegur. Nuk ka persona të lënduar. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike. Shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.