Pas 2 vitesh në lidhje problematike me Endri Çekiçin, Megi Pojani pranon romancën me futbollistin! Si çifti e mbajtën të fshehtë romancën

Prej më shumë sesa 2 vitesh, Megi Pojani dhe Endri Çekiçi janë në një histori dashurie. Çifti, shpesh ka pasur ulje dhe ngritjet e veta, duke bërë që këtë histori shpesh edhe ta ndërpresin. Mes dinamikave të ndryshme që të dy kanë pasur në karrierën e tyre si dhe xhelozisë, çifti duket se ia ka dalë që të vijojë të mbajë gjallë ndjenjën.

Ndonëse shumë shpesh kemi sjellë prova se kjo dyshe është së bashku, ata asnjëherë nuk kanë pranuar publikisht që të flasin për këtë histori dashurie. Megjithatë, moderatorja, tashmë ka folur për herë të parë për statusin e saj, duke pranuar se është e dashuruar. Pas disa vitesh me ulje dhe ngritje, mesa duket tashmë çifti e ka gjetur gjuhën e përbashkët, sa për të pranuar ndjenjat e tyre.

Sipas saj, kur lidhjen e bën publike ka disa pasoja, ndaj ka zgjedhur që ta mbajë në fshehtësi. Ajo thotë se nuk është aq budallaqe sa të shesë të dashurin e saj.

“Fakt është që unë gjej larva, i bëj flutura dhe krahët dua t’ia përdor vetë”-u shpreh moderatorja.

“Shpresoj të jetë hera e fundit që unë them këtë, sepse unë nuk jam aq budallaqe sa të them publikisht marrëdhënien time. Nëse unë jam Megi Pojani, një influencer që shet kremra fytyre, a e dini ju si mund ta shes unë të dashurin tim. D.m.th. ai kalon në 1200 filtrat e mi dhe unë e them publikisht, vajza unë e miratoj këtë unë për ju. Po pse kaq budallaqe jam unë sa ta them. Nëse unë them po apo jo, hetimet e tjera vazhdojnë dhe të çojnë tek cili është ai?! Fakt është që unë gjej larva, i bëj flutura dhe krahët dua t’ia përdor vetë”, u shpreh moderatorja.