Tentoi të digjte prindërit e tij, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për 42-vjeçarin

FIER- Shtrim i detyrueshëm në spital psikiatrik ka vendosur trupi gjykues për 42-vjeçarin Altjon Sulejmanaj, i cili tentoi të digjte prindërit e tij.

Autori i dyshuar i vënies së zjarrit në banesën e tij dy ditë më parë në lagjen “15 Tetori” në Fier ku shpëtuan fatmirësisht prindërit e tij Shaqir dhe Selside Sulejmanaj, doli sot para gjykatës ku u njoh me masën e sigurisë. Seanca ka nisur me 30 minuta vonesë dhe trupi gjykues përbëhej nga gjyqtare Miranda Naka dhe avokat kryesisht Ervis Hajdarmataj.

Në sallën e gjyqit, gjatë marrjes në pyetje, 42-vjeçari Sulejmanaj nuk ka pohuar asgjë. Pasi ka dëgjuar akuzën dhe mbrojtjen, gjyqtarja Miranda Naka ka vendosur masën e shtrimit të detyrueshëm në spital psikiatrik për Altjon Sulejmanaj.