Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo Meta dhe jeta e trazuar politike e tij

Në një skenar që tronditi politikën shqiptare, ish-presidenti Ilir Meta u arrestua nga forcat speciale të policisë në hyrje të Tiranës.

Një video e bërë virale në rrjetet sociale tregoi momentet dramatike të ndalimit të tij, teksa një makinë civile i preu rrugën dhe Meta u nxor me forcë nga automjeti, për t’u dërguar në një makinë tjetër.

Kjo ngjarje shkaktoi një valë reagimesh politike, veçanërisht nga opozita, e cila akuzoi Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për veprim politik të motivuar.

Sipas njoftimit të SPAK, Meta akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash në tre raste kryesore.

Rasti i parë lidhet me çështjen e njohur si CEZ-DIA, ndërsa në rastin e dytë akuzohet për ndërhyrje në favor të një kompanie komunikimi për të lidhur kontratë interkonjeksioni.

Rasti i tretë përfshin marrëdhëniet korruptive me një biznesmen të identifikuar si “S.M.”, nga i cili Meta ka përfituar një vilë në mënyrë të paligjshme.

Këto akuza kanë tronditur edhe më tej një skenë politike që prej vitesh ka qenë e zhytur në konflikte dhe akuza të rënda për korrupsion.

Një karrierë e mbushur me ndryshime të papritura politike

Ilir Meta ka qenë një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare për më shumë se tre dekada.